Alban Ramosaj publikon “LITHIUM”, këngë për varësinë ndaj dashurisë (VIDEO)

Siç bëri të ditur në një postim në Instagram, kënga është për varësinë ndaj dashurisë.

“E shkrova këtë këngë (kënga e dytë nga Heartbreak Motel EP) gjatë një periudhe reflektimi të thellë. Ajo  tregon kuptimin se sa e pashëndetshme mund të jetë të varesh nga dikush tjetër (ndonjë i/e dashur i/e mundshëm) për stabilitet dhe mirëqenie emocionale; duke kuptuar se sa e lehtë është të humbasësh nga sytë faktin se ato gjëra duhet të vijnë përfundimisht nga brenda”, shkroi Ramosaj në postim.

“LITHIUM” është në gjuhën angleze dhe mund të dëgjohet në Spotify.