Aktivistja e PSD-së tallet me burrin e Albulena Haxhiut

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, është tallur me anëtarin e VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, i cili është edhe burri i ministres në detyrë të drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo ka shpërndarë një video të Krasniqit, i cili pretendon se edhe fëmijëve në shkolla do të ju mësohet për vendimet që PZAP dhe Gjykatës Supreme kanë marrë në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në profilin e saj në “Facebook”, Rrusta ka ironizuar duke thënë se tema e ngritur nga Krasniqi është duke u diskutuar edhe nëpër korridoret e shkollave.

“A më ndihmon dikush me e kuptu në cilën landë shkollore mësohet per veprimet e fundit të supremes dhe PZAP-së? Po flitet që nëpër koridoret e shkollave e në pushim të gjatë ish temë kryesore 😄. Ama seriozisht, kjo nevoja me i jep kuptim aksionit jetësor përmes breznive, moralizim dhe misionarizim i politikës, ka thirrje njëfar gjeneze; çka ju themi fëmijëve? – e bëhet fjalë për ego të vetën, duhet me u nderru. Kjo e drejta mbi çdo gjë, që ia jep vetës, prodhon padrejtësinë e radhës”, ka shkruar Rrusta.