Aksioni i policisë në veri dhe jug të Mitrovicës, cak kontrabanduesit e armëve

Një aksion i policisë ka nisur mëngjesin e sotëm në veri dhe jug të Mitrovicës, kundër krimit të organizuar.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Baki Kelani, drejtor i Zyrës për Informim në PK.

Kelani tha për Klankosova.tv se cak i këtij operacioni policor janë kontranduesit e armëve dhe municionit.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.