Agani: Nuk duhet as shteti nëse nuk respektohen vlerat e familjes

Ferid Agani, njëri prej themeluesve të Koalicionit për Familjen në emisionin DPT te Fidani ka folur rreth kauzës që ka ky grupim politik për zgjedhjen e 9 shkurtit.

Agani shpjegoi se e kundërshton rrënimin e vlerave familjare tradicionale të cilat janë aplikuar deri më tani.

“Kauza e legjislacionit i cili ka tentuar ta ndryshojë statusin ligjor të familjes tonë, pra të promovojë organizime të reja të familjes, të lejojë martesat njëgjinore: Burrë me burrë grua me grua, të lejojë ndryshimin e gjinisë sipas ndjesisë çdo 10 vite, ose që të bëhet e mundshme që të adoptohen fëmijët kur ata s’kanë mundësi të deklarohen”, tha ai në Klan Kosova.

Ai theksoi se ky subjekt politik është i njohur për respektimin e vlerave familjare dhe se duan të theksojnë se pa ato nuk ka çka na duhet shteti.