Acarimi në mëngjes, më i zakonshëm tek gratë

Acarimi në mëngjes, më i zakonshëm tek gratë

 02.03.2025 21:58

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Gjashtë në shtatë femra zgjohen të nevrikosura, në kohën që grindja mëngjesore është ‘cilësi’ e një në katër meshkuj.

Raporti i një studimi të ri të Këshillit të Gjumit të Britanisë së Madhe (‘The Sleep Council’) vjen të japë të dhëna lehtësuese për të gjitha përfaqësueset e gjinisë së bukur.

Cilat janë këto? Cilësia e gjumit të natës dhe detyrat e mëngjesit, përgjigjen specialistët.

Më hollësishëm mund të shpjegojmë:

Cilësia e gjumit: 41% e femrave mbështesin se, nuk flenë mjaftueshëm për shkak të gërhitjes së partnerit të tyre. Meshkujt që përballen me të njëjtin problem janë vetëm 13%.

Detyrat e shumta: 28% e femrave përpara se të nisen për në zyrë bëjnë punë në shtëpi, ndryshe nga meshkujt që ngrihen me terezi; ndërkohë që vetëm 5% e tyre merret me ndonjë gjë në shtëpi (duke përfshirë këtu edhe përgatitjen e mëngjesit).

Është tregues fakti se, 17% e të intervistuarave thanë se, ngrihen nga krevati 10 minuta përpara se të dalin nga shtëpia.