Abdixhiku: Me VV nuk komunikojmë, hyjmë në Qeveri vetëm për mandat të plotë dhe post të Kryeministrit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë.

Ai ka thënë se nuk kanë pasur asnjë takim elektoral, me asnjë parti politike.

Abdixhiku ka thënë se pozicioni i LDK-së është i qartë, nuk duan bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Duhet të qartësojë që nuk kemi pasur asnjë takim, me asnjë prej partive politike në Kosovë, sidomos me partinë në pushtet. LDK-ja e ka të qartë pozicionin e vet politik karshi VV, nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunim me ta. Pra, ky është pozicion i qartë i LDK para elektoral dhe mbetet edhe sot”, ka thënë ai.

“LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeveria pa pozitën e kryeministrit. Po ashtu, LDK-ja nuk do të punojë për një qeveri afatshkurtër, pa zgjidhjen e çështjes së presidentit”, ka thënë ai. /Gazeta Express