Gazeta zvicerane e shpall Xherdan Shaqirin “Lojtarin më të mirë”

Gazetarët e medias zvicerane “20minuten”, Fabian Ruch dhe Sven Forster, kanë zgjedhur lojtarët dhe ekipin më të mirë në vend.

Dyshja thanë se ekipi më i mirë në këtë messezon është Lugano.

Por, epitetin e lojtarit më të mirë, Ruch dhe Forster ia kanë dhënë Xherdan Shqirit.

Media zvicerane shkruan se zgjedhja për lojtarin më të mirë shkoi përfundimisht për Xherdan Shaqirin, i cili e mori vetën shumë mirë pas vështirësive fillestare. “Me pesë gola dhe tetë asiste në 14 ndeshje, Shaqiri është golashënuesi më i mirë i ligës. Ndikimi i tij në FCB është shumë i madh”, tha Sven Forster. Fabian Ruch shtoi: “Shaqiri pati një start të vështirë, por ai u tregua i madh në vijim. Sanches është fantastik, por Shaqiri është lojtari ynë më i mirë”, raporton Klankosova.tv.

Veç lojtarit më të mirë, Shaqiri u vlerësua edhe si transferimi më i mirë i këtij sezoni.

“Shaqiri thjesht duhet të jetë transferi më i mirë”, tha Fabian Ruch, derisa Sven Forster shtoi: “Unë kam edhe Benie Traoré nga Basel në listë, i cili ka potencial të madh për vlerë të rishitjes. Donat Rudhani nga Lucerne është po ashtu një blerje e re e mirë. Por Shaqiri është në krye, për mua”.

Madje, Shaqa në garë ishte edhe për mesfushorin më të mirë, por Forster tha se ai “mori titullin e lojtarit më të mirë, prandaj e kurorëzuam Alvyn Sanchezin si mesfushorin më të mirë”.

Shaqiri u rikthye nga Chicago Fire, ShBA në vendin ku e nisi karrierën. “Messi i Alpeve” ka pasur karrierë të ndritur në futbollin evropian, duke luajtur për Bayern Munichun, Interin e Liverpoolin.

Ai me Zvicrën është pensionuar, duke qenë njëri nga futbollistët më të rëndësishëm te Nati, në dekadën e fundit.