KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut –KOSTT-i, ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Gjilan.

Sipas KOSTT-it, furnizimi me rrymë në Gjilan është rikthye pas përfundimit të punimeve në asetet 100kV në Nënstacionin “Gjilani 1”.

“Punimet, të cilat përfshinin ndërrimin e pajisjeve, janë kryer në kuadër të planit investiv të KEDS për përmirësimin dhe modernizimin e rrjetit energjetik”.

“Ndërprerjet e furnizimit ishin të domosdoshme dhe të lidhura ekskluzivisht me këto punime të realizuara nga KEDS, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar një furnizim më të qëndrueshëm dhe efikas për konsumatorët”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, KOSTT-i ka falënderuar konsumatorët për siç thanë, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj periudhe.