Propozimi i Edi Ramës që Kosova të zbatojë njëanshëm marrëveshjet, BE: S’komentojmë

Bashkimi Evropian s’kanë komentuar propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që Kosova të braktis dialogun bilateral me Serbinë dhe të fokusohet vetëm në negociata me BE-në dhe implementim të njëanshëm të obligimeve të marra në kuadër të procesit të normalizimit.

Një zëdhënës i BE-së ka thënë se Brukseli zyrtar s’komenton mbi komentet e bëra nga kryeministri shqiptar.

“S’kemi koment nga ana jonë për komentet”, kanë thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Bashkimit Evropian.