Dy vjet pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës, Messi ende feston me trofeun ikonik

Janë bërë dy vjet prej kur Lionel Messi kompletoi karrierën e tij duke ngritur trofeun e Kupës së Botës në Katar, pas fitores dramatike të Argjentinës kundër Francës.

Ylli argjentinas siç duket ende kujton këtë datë të madhe, duke festuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ishte gruaja e tij Antonela Roccuzzo, e cila ndau një fotografi të Messit teksa ky i fundit pozonte me trofeun ikonik duke i mbështetur kokën, e në anën tjetër po mbante telefonin në duar.

Foto: Lionel Messi / Instagram

Ata po qëndronin në shtëpinë e tyre kur u shkrep kjo fotografi.

Messi ngriti trofeun në Katar pas fitores dramatike në finalen e Kupës së Botës kundër ekipit francez.

Kjo ishte edhe hera e parë kur lojtari fitoi botërorin me Argjentinën, duke shënuar një pikë kulminante në karrierën e tij të futbollist, duke mos u mjaftuar me 8 topat e artë të Ballon D’or.

Ai tani luan për ekipin amerikan, Inter Miami.