Gjakovë, mosmarrëveshje mes dy familjeve, një person lëndohet

Një person që qëlluar me armë zjarri dje në Gjakovë nga një tjetër, kjo pas një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar në  Spitalin Rajonal  Gjakovë për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes  janë gjetur dy gëzhoja ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:  dy pistoleta me 12 copë fishekë.

Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.