Dogana dhe Policia parandalojnë një rast të kontrabandës me mallra në vlerë prej 30 mijë euro

Dogana dhe Policia e Kosovës dje kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në brezin kufitar RKS-RMV, në zonën që kufizohet me Komunën e Vitisë.

Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se gjatē kontrollit janē hasur mallra komerciale të kontrabanduara nga RMV-ja për tē cilat nuk asnjë dokument në lidhje me prejardhjen e tyre.

“Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore ku për procedim të mutjeshëm të rastit. Vlera e mallrave sipas tregut është mbi 30.000€ pa llogaritur shmangiet doganore “, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Parandalohet edhe nje raste i kontrabandës me mallra

Prishtinë më 18 Dhjetor 2024 Dogana dhe Policia e Kosovës ,gjegjësisht njèsitet e Taskë Forcës -Lindje në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar RKS-RMV ne zone qe kufizohet me komunen e Viti-së .

Njësitet e lartcekura në orët e pasdites se djeshne kanē ndaluar dy automjete transportuese me targa vendore me drejtues shtetas Kosovarē.

Gjatē kontrollit tē tyre janē hasur mallra komerciale te kontrabanduara nga RMV-ja për tē cilin mall nuk kishin asnje dokument mbi prejardhjen e tyre.

Nga njësitë e lartcekura ështē kryer edhe njē kontroll nē Prishtinë në depon e të dyshuarve ku janē hasur ,mallra të ndryshme komerciale pa preardhje dhe pa dokumentacion përkatës .

Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore ku per procedim te mutjeshem te rastit.

Vlera e mallrave sipas tregut është mbi 30.000€ pa llogaritur shmangiet doganore.