Sugjerimet e nutricistëve: Sa dhe çka duhet të hanë ushtarët?

Një copë mish, një rriskë bukë e një jogurt në njërën pjatë. E në një tjetër, shihet se ka edhe lëng pemësh dhe një mollë, krahas jogurtit.

Këto ushqime, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, po pretendon se iu servuan ushtarakëve të Forcës së Sigurisë në Istog të hënën.

Për më tepër, sipas saj, ushtarët po gatuajnë vetë në mungesë të kuzhinierëve.

Mirëpo, as Ministria e Mbrojtjes e as FSK-ja nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje lidhur me postimin e deputetes.

Por Gëzimlind Shahinaj, që është ekspert i ushqimit, thotë se për ushtrinë, në mëngjes preferohen qumështi, fibrat dhe vezët, në drekë mishrat kryesisht peshku, mishi i kuq dhe i pulës, ndërsa në darka preferohen më së shumti frutat.

Sipas tij, tre shujta nuk janë të mjaftueshme.

Ndërkohë, nutricistja Afërdita Rama, thotë se meshkujt ushtarë duhet të udhëhiqen me më shumë kalori se femrat.