Tërmet në Kosovë, epiqendra në mes Ferizajt dhe Gjilanit

Një tërmet me fuqi prej 2,9 shkallësh ndodhi të martën në pjesën juglindore të Kosovës, sipas Qendrës Sizmike Euro-Mesdhetare.

Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në jug të Gjilanit dhe dridhja u regjistrua në orën 11 e 41 minuta, transmeton Klankosova.tv.

Nuk raportohet për të lënduar.