Albulena Haxhiu dhe Blerim Sallahu “shuajnë kureshtjen”, i bien kah Prokuroria ku Kurti është ftuar të dëshmojë nga ora 9:30

Derisa të gjithë po prisnin paraqitjen e kryeministri të Kosovës Albin Kurti në Prokurorinë Speciale, Ministrja e Drejtësisë e Kosovës Albulena Haxhiu  dhe zëvendës Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu janë parë tek kalojnë para objektit ku do të duhej të paraqitej shefi i tyre.

Ata i  ranë kah Prokurora, aty ku mediume të shumta ishin mbledhur për të pritur ardhjen e kryeministrit.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është thirrur për të dëshmuar nga Prokuroria Speciale të hënën (sot), më 16 dhjetor 2024.

Kryeministri Kurti është thirrur në cilësinë e dëshmitarit për një rast që lidhet me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Numri i lëndës që gjendet në thirrjen dërguar kryeministrit (të publikuar nga Kryeziu) përputhet me atë të rastit të rezervave shtetërore.

Intervistimi do të duhej të niste nga ora 09:30 në objektin e Prokurorisë Speciale.