Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një sondazh të UBO-s ku 54% “Pajtohen plotësisht ose pajtohen” si të drejta vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa “nuk pajtohem” 8.4% ndërsa “nuk pajtohem aspak” vetëm 6.1%
Postimi i Mehmetajt:
Fitorja e Gjykatës Kushtetuese kundrejt propagandës së qeverisë – kështu mposhtet Albin Kurti
Qeveria e Kosovës i kërkonte Gjykatë Kushtetuese të matje. Gjykata qenka matur dhe paska fituar rrast. Vetëm qeveria dhe serbët e Kosovës nuk po i besuakan.
Në një sondazh të realizuar nga kompania UBO rreth kënaqshërmisë dhe besueshmërisë së qytetarëve të Kosovës ndaj Gjykatën Kushtetuese – kompani që Lëvizja Vetëvendosje dhe qeveria e Kosovës i beson – Kushtetuesja paska përformuar jashtëzakonisht mirë.
Besim të ulët paska vetëm te serbët e Kosovës.
Sondazhi qenka realizuar në tetor të këtij vitit, nga UBO, nën siglën e Këshillit të Evropës.
Ja disa të dhëna:
Në pyetjen se “a janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të drejta”, “pajtohem dhe pajtohem plotësisht” janë përgjigjur 54.6%, derisa “nuk pajtohem” vetëm 8.4% e “nuk pajtohem aspak” vetëm 6.1%.
Kurse, mos pajtueshmëri të lartë me vendimet e Gjykatës Kushtetuese paskan serbët pasi mbledhur së bashku në përgjigjet “nuk pajtohem dhe nuk pajtohem aspak” qenkan 61.7%.
Gjykata Kushtetuese paska supër performancë edhe në raport me pyetjen se “si e vlerësoni shpejtësinë e Gjykatës Kushtetuese në trajtimin e rasteve?”.
“Të kënaqshme” dhe “shumë të kënaqshme” qenkan 46.7%, neutral, pra që s’kanë vërejtje, 34%, kurse “të pakënaqshme” dhe “shumë të pakënaqshme” vetëm 19.2%.
Në pyetjen se “sa mendoni se është e rëndësishme Gjykata Kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve?”, Gjykata Kushtetuese ka fitore absolute me mbi 83% që thonë se është “shumë e rëndësishme” dhe “jashtëzakonisht e rëndësishme”.
“Pak e rëndësishme” dhe “aspak e rëndësishme” thonë vetëm 4%.
Edhe në pyetjen për siguri në pavarësinë e gjykatës, Kushtetuesja përformon shumë lartë.
“Jashtëzakonisht të sigurt” dhe “shumë të sigurt” thonë mbi 42%, “mesatarisht të sigurt” 33.8% e pak të sigurt vetëm “13%”, kurse “aspak të sigurt” vetëm 6%.
Kështu pra fitohen betejat, me punë e përkushtim.
Përkundrejt të gjitha sulmeve nga Albin Kurti e gjithë shpura e tij anti-shtet, prapë Gjykata Speciale qëndron si një nga institucionet më kredibile në Kosovë.
Respekt.