Vendosja e emblemës së UÇK-së në WC të MD-së, Klinaku kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ashpër ndaj vendosjen e emblemë së UÇK-së mbi guaskë të WC-së në kabinetin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga ministria për një veprim të tillë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se ministra Haxhiu duhet të jap dorëheqje.

“Këtë përdhosje të emblemës mund ta bëjë vetëm armiku dhe bashkëpunëtorët e tij. Të ndodh kjo në Ministrinë e Drejtësisë, e sidomos te kabineti i Ministres është shumë skandaloze. Ministrja e Drejtësisë, përveç reagimit e kërkimit që të hetohet dhe ndjeket kjo, duhet që të marrë masa të menjëhershme aty, e pse jo që ta ofroj edhe dorëheqjen kur nuk është e zonja për të bërë asgjë”, ka vlerësuar Klinaku.