Ministria s’pyet për komunën, pa leje fillon ndërtimin e depos së barnave

Një muaj pasi filluan punimet për ndërtimin e Depos së Barnave në Spital, Komuna e Mitrovicës i ndërpreu ato.

E gjithë situata rrodhi në këtë formë pasi Ministria e Shëndetësisë nuk u tregua fort e kujdesshme me dokumentacion.

Kiks Kosova ka mësuar se kjo e fundit, në qershor të 2024-ës e dorëzoi kërkesën e pakompletuar për leje ndërtimi tek drejtoria e Planifikimit dhe Urbanizmit në Mirovicë.

Ani pse nuk u pa asnjë punëtor gjatë kohës sa ekipi i Kiksit qëndroi në oborrin e Spitalit, ndryshe thanë nga kompania e kontraktuar nga Ministria.

Për nevojën e finalizimit të këtij projekti, Kiks Kosova provoi të bisedojë edhe me menaxhmentin e Spitalit.

Për vite të tëra, barnat dhe materialet farmaceutike në këtë spital mbaheshin në korridore.