Në dy pika kufitare, policia parandalon kontrabandë të armëve nga Serbia

Raportohet se në një kamion që kishte ardhur nga një shtet tjetër, në terminalin doganor në Ferizaj,  që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjuetie dhe një kuti për mbajtjen e municionit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në pikën kufitare në Merdare policia raporton  se gjatë kontrollit të një veture me targa serbe, në çantën e pasagjerit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.