Vetëvendosja ka edhe një orë kohë që ta publikojë listën zgjedhore për deputetë, por fakti i vonesës kaq të madhe për ish-kryetarin e kësaj partie mund të jetë tregues që brenda mund të jetë duke u bërë “pazare”.]
“Nuk dua të them që nuk e ka përfunduar listën por po lidhet që të tri partitë opozitare i publikuan listat. Nëse VV-ja është vonuar domethënë që po tregohet se ende ka pazare e kacafytje ku ta di unë… Domethënë procese këto që janë tejet të vështira”, ka deklaruar Ymeri në Debat Plus.
“Është dashur të përfundojë sot procesi, që të dorëzohen listat në ora katër, dhe më pas u shty deri në orën 00:00. Arsyetimi i KQZ-së ke që nuk kanë ditur ta përdorin platformën digjitale ose nuk ka funksionuar ajo. Mirëpo reagimi nuk ka qenë fare aty, por tek partitë opozitare që nuk i kanë dorëzuar me kohë. Më pas partitë opozitare i publikuan listat zyrtare në publik vetëm LVV-ja nuk ka publiku listën”, ka theksuar ai.