Analistja Aida Dërguti ka thënë që kryeministri Albin Kurti është ftuar në cilësinë e dëshmitarit për çështjen e korrupsionit, duke pohuar që nuk ka të bëjë fare me persekutim.
“Çfarë persekutimi kur ftohesh në cilësinë e dëshmitarit [për Kurtin]”, ka thënë Dërguti në Rubikon të Klan Kosovës.
“Në fakt, është hera e parë që kryeministri aktual ftohet në një process gjyqësor në cilësinë e dëshmitarit”.
“Në të kaluarën ka pasur shpesh herë telashe me drejtësinë, si i akuzuar për shkak të aktivitetit opozitar”.
“Mirëpo, kësaj radhe është si dëshmitar, dhe mendoj që ftesa i ka shkuar në diskrecion. Po shihet që ky është interes i vetë partisë në pushtet që ta bëjnë publik, dhe t’i japin kahje qysh në start”.
