Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë para trupit gjykues të Gjykatës Speciale për aktakuzën e re.
Thaçi ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe ka thënë se nuk është pjesë e garës elektorale të zgjedhjeve në Kosovë.
“Me siguri e dine se unë tash e katër vite përballem me një proces gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretues të historisë politike dhe kombëtare për lirin dhe shtetin dhe pavarësinë e Kosovës. Është një proces vulimunoz. E di që shoqëria kosovare, familja ime presin me padurim fundin e këtij procesi, presin drejtësi për çka edhe besojmë në drejtësi.”
“Krejt paparitmas para dy-tri ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kërkojë edhe sot nga të gjithë kudo që jemi ulur, në secilën anë apo në çfarëdo unifrome që jemi në këtë sallë, të respektohet Kushtetua e Kosovës sepse Dhomat e Specializuar janë produkt i Kushtetutës së Kosovës.”
Thaçi nuk është deklaruar sot për aktakuzën.
“Unë nuk kom pasur mundësi për shkak të angazhimeve tjera të diskutoj në thelb dokumentin e konfirmuar nga ana juaj prandaj do të deklarohem brenda afati kushtetues dhe ligjor”, ka thënë ai.