Tentoi të korruptojë policët me 50 euro për të kaluar kufirin, arrestohet ukrainasi

Policia ka njoftuar se një shtetas ukrainas është arrestuar në pikën kufiare në Vërmicë, pasi në hyrje të Kosovës, në kontroll të dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro me qëllim që t’i lejohet kalimi.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i njëjti nuk posedonte dokumente të nevojshme për të kaluar transit me veturë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHËNIE E RYSHFETIT

“SPK Vërmicë 06.12.2024 – 11:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Ukrainës, pasi që i njëjti në hyrje të Kosovës, në kontroll të dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro me qëllim që t’i lejohet kalimi, pasi që i njëjti nuk posedonte dokumente të nevojshme për të kaluar transit me veturë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”