Pas eleminimit në Kupë si dhe humbjes në derbin nga Drita, Artim Pollozhani është tërhequr nga pozita e trajnerit të Ballkanit.
Ai dha dorëheqje menjëherë pas disfatës me penallti nga skuadra e Ligës së Parë, Rilindja 1974, raporton Klankosova.tv.
Pas ndarjes së rrugëve me Ilir Dajën, kampioni i Kosovës synoi që ta mbajë filozofinë e njejtë të lojës, duke e emëruar struganin në krye të bankinës, i cili ishte zëvendës trajner në epokën “Daja”.
Megjithatë ky vendim nuk rezultoi aspak i suksseshëm, pasi “Xhebrailat” kanë hyrë në një krizë të thellë, duke mbetur 8 pikë prapa Dritës që është në krye të Superligës, si dhe duke u eliminuar nga Kupa e Kosovës.
