Një person është plagosur me armë zjarri, mesditën e sotme në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë-Kosovë.
I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.
Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Tutje, ajo bëri të ditur se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.
Ndërkaq, në media raportohet se i plagosuri është zyrtar policor./teve1.info/