Një nënë pretendon se ia rrahën fëmijën në Prishtina Mall | Pamje të ndjeshme

Një nënë nga Prishtina ka pretenduar se fëmijën e saj ia ka rrahur një grua në Prishtina Mall.

E.K tha për Gazetën Insajderi se rasti ka ndodhur mbrëmë dhe se e ka raportuar në polici.

Sipas saj fëmijët në këndin e lojërave ishin duke u grindur mes vete, aty ka ndërhyrë e dyshuara E.S e cila po ashtu është nënë duke i rrahur fëmijët e tjerë.

Madje siç thotë ajo E.S i ka kapur edhe për fyti fëmijët.

“Në Prishtina Mall mbrëmë ka pas grindje të fëmijëve të këndi i lodrave. Një nënë i ka sulmu djalin tem edhe dy fëmijë të vajzës se dajës. I ka ndjek fmit. Ju ka mshu shpullë e i ka kap për fyti”, tha nëna E.K për Insajderin.

E.K ka dërguar edhe pamje nga lëndimet që sipas saj kanë marrë fëmijët nga E.S.