Daçiq vazhdon me skenarë: Dikush me marrëveshje ia solli Faton Hajrizit pasaportën në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se policia është duke hetuar qëllimet dhe motivet e vrasësit të policit Nikolla Krsmanoviq.

Ai tha se nga Gjermania janë duke kërkuar përgjigje për Artan Hajrizin dhe se a ka qenë Faton Hajrizi në Gjermani.

Ai është relativisht i ri për të marrë pjesë në aktivitete luftarake gjatë bombardimeve të NATO-s, por i përket një grupi që lavdëron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne do të përcaktojmë se cilat ishin qëllimet dhe motivet e tij, presim përgjigje nga Gjermania për pyetjet nëse ai ishte vërtet në Gjermani apo jo – tha ai.

Daçiq tha se ka “shumë pyetje të hapura, siç është pyetja për EULEX-in pse nuk është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për Hajrizin nëse ai tashmë ishte arratisur nga burgu”.

“Ajo që është e sigurt është se të gjithë ata që kemi zbuluar se janë pjesë e këtij rasti do të kapen dhe do të mbajnë përgjegjësi”, tha Daçiq.

Sipas tij, ka më shumë gjasa që të ketë një skenar tjetër, që dikush të ketë sjellë pasaportën e vëllait në Kosovë dhe të ketë qenë marrëveshje.