I afërmi i Faton Hajrizit, Agron Morina në emisionin Raport Special ka folur me emocione për tanimë të ndjerin Faton Hajrizi.
Ai tregon se nuk është takuar me Hajrizin kohëve të fundit por që thotë se ai ka qenë një djalë i mrekullushëm, raporton Gazeta10.
Gjithashtu Morina shton se nëse institucionet tona do ishin marrë me rastin e Hajrizit ai do të kishë përfunduar misione të mëdha.
“Nuk jam takuar me Fatonin, jam i emocionuar dhe i mllefosur pse nuk ditëm me e rujtë ni kësi djali, institucionet tona është dashtë me u merr me rastin e tij në mënyrë psikologjiike, ai ka qenë një djalë që kish kry misione të mëdhaja, Albulena Haxhiu, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti asnjëri na këta nuk u morë më të, disa persona në Tik Tok i’a mbushën menën për ta vrarë armikun dhe prandaj tashmë ai na kthehet në kufomë”, tha ai për Kanal10.
I afërmi i Hajrizit thekson se nw venat e tij është gjaku i Faton Hajrizit prandaj edhe ndjehet i emocionuar./Gazeta10