“S’mundesh kamerën me afru të hundët e policit”-Zhvillimet e fundit nga Gazimestani

I ashtuquajturi “Vidovdan” është një festë e serbëve bazuar në përrallat e tyre që datojnë me shekuj.
Sot ata si shumë 28 qershor të tjerë ia mësyenë Gazimestanit, vend në periferi të Fushë Kosovës, ku dhe dhe besohet të ketë ndodhur përballja e ushtrisë së popujve të Ballkanit me at të Perandorisë Osmane, shkruan lajmi.net.

Të organizuar me autobusë, serbët me të arritur në Gazimestan iu nënshtruan kontrollave të rrepta të Policisë së Kosovës.

Kamuflazhet dhe veshjet provokative me qëllime nacionaliste dhe shoveniste, u janë konfiskuar nga ana e policisë sonë.

Rëndom edhe gjuha e tyre shpesh herë është gjuhë e urrjetjes sidomos ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj popujve të tjerë.

Ky “pelegrinazh” i tyre pritet të mbahet për disa orë, ku për mbarëvajtjen e qetësisë publike kujdet policia jonë./Lajmi.net

KLIKO KETU PER VIDEO