Kjo është kompania përgjegjëse për liftin në të cilin gjeti vdekjen 47 vjeçarja

Një grua ka vdekur dje në Prizren, pasi ka rënë nga lifti. Viktima është H.V, 47 vjeçare.

Ajo pasi kishte hapur derën ka rënë nga kati i dytë në hapësirën e ashensorit.

“Viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapësiren e ashensorit nga kati i dytë dhe për pasoj viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore“, kishte njoftuar policia.

Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e ashensorëve në këtë objekt është “Design Lifts – Doppler” me pronar Beqir Krasniqi.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me këtë kompani, por të njëjtit nuk pranuan të deklarohen.

“Drejtohuni policisë për informata”, thanë shkurt nga kjo kompani.