Kroacia është tani në një situatë shumë të vështirë pas debaklit kundër Spanjës (0:3) dhe vetëm një pike ndaj Shqipërisë, përpara ndeshjes së fundit. Të hënën duhet të fitojë kundër Italisë, por edhe nëse e arrin këtë, nuk është e sigurt për kalimin në fazën e eliminimit direkt.
Pas dështimit të ri në Euro, Modric iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në zonën miks të stadiumit në Hamburg. Kjo është një zonë brenda stadiumit ku lojtarët ndalojnë dhe përgjigjen në këmbë disa pyetjeve të gazetarëve.
LEXO EDHE:
E moshuara gjermane irritohet nga zhurma e tupanit, e përdor shkopin
Modrici u nervozua dhe u largua nga intervista pas një pyetje nga gazetari spanjoll, zbulohet e gjitha
Polici gjerman hedh valle popullore me tifozët shqiptarë, bën shqiponjën me duar
Modric iu përgjigj gazetarëve kroatë, por pas një pyetjeje nga një gazetar në gjuhën spanjolle, ai u zemërua dhe u largua demonstrativisht nga zona miks.
Në pyetjen në spanjisht, ai u përgjigj në kroatisht: “A daj, ajmo ća” (Ah, hajde, ikim) dhe falënderoi gazetarët për pyetjet duke u larguar.
Madrid Xtra, profili i tifozëve të Realit në platformën X, që ka 1.4 milionë ndjekës, zbulon arsyen e zemërimit dhe largimit të Modricit (38):
“Gazetari e pyeti Modricin nëse ndeshjen vendimtare të Kroacisë do ta luajnë lojtarët e rinj apo ata të vjetër.”
KLIKO KETU PER VIDEO
