Shani Tmerri shfrytëzon dobësinë e Policisë, tmerron ‘live’ zyrtarin policor

Nga gushti i vitit të kaluar, Shani Tafolli i njohur me nofkën Shani “Tmerri” në Tik-Tok ndodhet në arrati. Ndaj tij ka urdhëresa për arrestim. Dyshohet për një numër të konsiderueshëm i veprave penale. Ani pse në kërkim, atë s’po e ndalon asgjë që të vazhdojnë me kërcënime, sharje e ofendime.

Mëngjesin e sotëm, Shani Tafolli i njohur me nofkën “Shani Tmerri” në Tik-Tok ka kanosur një zyrtar policor të Ferizajt.

Ai është futur ‘live’ në këtë rrjet social duke sharë ofenduar e madje lirshëm edhe ekspozon armën, duke e kanosur kështu zyrtarin policor se po bashkëpunon me Aleks Vishën, një tjetër tiktoker i njohur nga Shqipëria.

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës, për të parë nëse do të merren me rastin.

KLIKO KETU PER VIDEO