Sot i jepet lamtumira e fundit Ledionës nga Dobrosheci, humbi jetën në aksident

Ajo vdiç të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi e njëjta një ditë më parë ishte vetaksidentuar me motoçikletë.

Bashkë me Ledionën në motoçikletë ka qenë edhe një 28-vjeçare e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Lediona po vijonte mësimet në klasën e 11, drejtimi Infermieri. Ajo të hënën mbrëma i ishte nënshtruar një operacioni në QKUK, mirëpo pavarësisht tentimit të mjekëve për ta mbajtur në jetë, e njëjta sot ka vdekur./DrenicaOnline/