Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze gjatë kryerjes së detyrave zyrtareve, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Në shumicën e këtyre incidenteve, motivi lidhet me punën e tyre. Kështu ndodhi edhe me rastin e fundit në Prishtinë, për të cilin raportoi Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se hetuesi policor që ishte cak i sulmit në Prishtinë është Arianit Sopi.
Sipas informacioneve të para, hetuesi është sulmuar teksa ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe motivi i rastit dyshohet se lidhet me punën e tij.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se polici ka qenë me bashkëshorten e tij në momentin kritik, kur personi i dyshuar e ka goditur.
Lidhur me rastin tashmë është vënë në dijeni Policia dhe Prokurori i Shtetit.
