Ky është shteti që po përdorë edhe automjetet e blinduara për të menaxhuar përmbytjet

Sipas autoriteteve të Rio Grande do Sul, pothuajse 25 mijë njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi stuhitë goditën më shumë se gjysmën e 497 qyteteve në këtë shtet që kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën.

Rrugët dhe urat u shkatërruan nga ujërat në shumë zona. U shkaktuan gjithashtu rrëshqitje dheu dhe u shemb pjesërisht një digë në një hidrocentral të vogël.

Në një video të publikuar shihet se autoritetet kanë vendosur të përdorin edhe automjetet ushtarake për menaxhimin e gjendjes.
KLIKO KETU PER VIDEO