Dy persona të maskuar tentuan ta djegin me benzinë një shkolle në Prishtinë

Dy persona të maskuar kanë tentuar të hedhin lëndë djegëse në një shkollë të Prishtinës, për t’ia vënë zjarrin.

Pasi janë hetuar nga personeli i shkollës, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Raportohet se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur lëndë djegëse-benzinë dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, shkruhet në raportin e Policisë.