Siç merr vesh Sinjali bëhet fjalë për Alfred Prenka, i moshës rreth 26-vjeçare.
Njësitë policore tashmë kanë intervenuar, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.
“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion.”