Të shtëna me armë në Prishtinë, këta janë dy personat e dërguar në mbajtje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Tasligje”, në Prishtinë, ku janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodh sot pasdite, ndërsa për rastin janë ndaluar dy persona.

Gazeta Sinjali mëson se dy personat e arrestuar janë: Luan Sadiku dhe Drin Canoli.
Dy të fundit, siç mëson Gazeta Sinjali janë intervistuar nga Policia, dhe pas urdhrit të Prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia ende nuk ka dalë me raport zyrtar për rastin e të shtënave me armë.