Por këtë deklaratë e ka mohuar me vendosmëri babai i reperit, Sali Lushaj, i cili foli për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Ai e quajti deklaratën e Veleshnjës si të pavërtetë dhe shpifje.
“Është komplet e pavërtetë ajo që është deklaruar, është shpifje dhe trillim, ku di unë nga kush. E vërteta e parave është se lekët që Stresi i ka fituar në BBVK, të gjitha i kam tërhequr unë. Jam marrë vetë me të gjitha veprimet”, deklaroi Lushaj, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se menjëherë pas përfundimit të spektaklit, kishte ardhur në Klan Kosova për të nënshkruar kontratën me drejtorin e televizionit, dhe nuk ka pasur asnjë pengesë në përmbushjen e marrëveshjes financiare.
Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:
