Episoda e 33-të e DËSHTIMIT

Ka dështuar edhe për herën e 33-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Seanca ka vazhduar sipas rendit të ditës të përcaktuar nga kryesuesi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, me pikën për formimin e komisionit parlamentar që do të zhvillonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Megjithatë, për të 25-tën herë radhazi ka dështuar themelimi i këtij komisioni.

Përfaqësuesit e partive që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë, nuk kanë propozuar anëtarë dhe nuk kanë marrë pjesë në votim, duke pamundësuar kështu arritjen e kuorumit të nevojshëm për vendimmarrje.

Sikurse dhe hapi, kryesuesi i seancës, Avni Dehari e mbylli seancën e sotme pas 2 minutash e 15 sekonda punë, për të vazhduar pas 48 orësh