Ai tha se është hera e parë që pret mysafirë në shtëpinë e tij në Pejë, pas gati 15 vjetëve, transmeton Klankosova.tv.
“Unë jetoj vetëm me Andin [djalin e tij], dhe kështu duket një shtëpi pa grua”, tha Dani.
Dani foli edhe për përzgjedhjen e tij në shoqëri. “Me kë shoqërohem jam shok për mbi 50 vjet. Përveç që jemi shokë, jemi edhe të afërt familjarisht”, tha artisti.
Ndërsa sa i përket bashkëpunimeve, Dani thotë se nuk i ka ndërruar asnjëherë, derisa falënderon ata që tani nuk janë më në këtë jetë.
Këngëtari po ashtu thotë se jetën që e ka jetuar nuk do ta ndryshonte asnjëherë.
“Jam i plotësuar. Jam i lumturi dhe më i pasuri në botë që ma ka jep i madhi Zot një familje të shëndoshë, çikat, djalin, mbesat e nipat. Dhe kjo është pasuria ime më e madhe”, tha Dani.
Sa iu përket nipave dhe mbesave, Dani thotë se ata janë dashuria më e madhe e tij.
“Mbas nipave dhe mbesave po shkrihem, është dashuri e papërshkrueshme. I dua fort”, u shpreh tutje ai.
