“Atyre që na sulmuan, ua dhamë përgjigjen e merituar”, policët rrëfehen për sulmin në Banjskë

Çka i panë sytë e dinë me saktësi.

Por, çka dëgjoi, në ditën kur u bë sulmi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, polici Fahri Shala, nuk mund të rrëfejë me siguri.

Në automjetin ku ishte ky atë ditë, iu gjuajt një granatë dore.

Pasojat e detonimeve e të shënat me armë të rënda që grupi terrorristë ia drejtoi policëve kosovarë, po i vuan edhe Sedat Dushi.

E pikërisht shpërthimi që i la këta me pasoja ndodhi në momentin kur këta po bisedonin për gjasat se në kamionë kishte eksploziv.

Më e keqja ndodhi. Eksplodimi i instaluar nga serbët terrorristë ua vrau kolegun Afrim Bunjakun.

Kur e mori vesh, përmes radiolidhjes që kolegu nuk jeton më, Sedati nuk deshi ta besojë.

Në derë të spitalit u bind. Menjëherë i humbi ndjenjat.

Sa dhimbje tash ka edhe krenari, që e fituan përballjen, por edhe që i mbrojtën banorët e Banjskës e pronat e tyre.

Kjo humbje është edhe e kryeterrorristit Milan Radoiçiq, që sipas policit Shala është organizatori i krejt kësaj.

Shokët e dyshuar të Radoicqit nuk bënë asnjë pyetje për policët kosovar, jo vec në këtë seancën e së premtës. Por, nga katër të tilla që u mbajtën veç këtë javë e ku u deklaruan shtatë dëshmitarë, këta nuk e hapën gojën asnjëherë. /Klankosova.tv