Grubi tallet me opozitën shqiptare: Ecni te shpia, mos e harroni adapterin

“Mos e harroni adapterin!”, ishte një nga postimet e Grubit në Facebook mbrëmë. Ai s’e fshehu entuziazmin që ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kandidati për president i Frontit Europian të udhëhequr nga BDI-ja, sipas rezultateve të para doli i treti në garë me 81.748 vota apo 15.63 % të votave të fituara.

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, kandidat i koalicionit të partive opozitare shqiptare, sipas rezultateve të para, ka siguruar 59.591 apo 11.39 % të votave.

“Pa shikoje top listën, ec te shpija tani merre valixhen!!! Te kemi hup fajllën biro!”, shkroi ndër tjerash Grubi në Facebook.
KLIKO KETU PER PAMJET