Garancioni bankar i lëshuar nga KOSTT, Ministrja Artane Rizvanolli ftohet publikisht në debat

Ermal Panduri, udhëheqës i emisionit Debat Plus në RTV Dukagjini, ka ftuar publikisht ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që të përballet në debat lidhur me garancionin bankar të lëshuar nga KOSTT për një kompani private.

Ftesa është bërë pasi që ajo disa herë është përpjekur të argumentojë përkundër fakteve të publikuara në Debat Plus.

“Ministre… ka se ka mundësi, realisht ti nuk e di çfarë po ndodh dhe dikush po të mashtron, edhe pse këtë opsion e dyshoj shumë. Si fillim, nëse ministria e ka shpallur thirrjen apo tenderin, atëherë pse duhet KOSTT-i, që është institucion që s’ka lidhje me ministrinë, ta ofrojë garancionin për kompaninë që ka fituar një tender që KOSTT-i s’e ka shpallur”, ka thënë Panduri.

Panduri tutje ka thënë se nuk kanë qenë disa  kompani që kanë kërkuar garancion bankar, por ka qenë vetëm një kompani dhe sipas tij ofrimi i garancisë ka qenë gabim.