Ndërtimi i “Rrugës A”, e njohur edhe si “Rruga Xhem Xhema”, është shndërruar në një triumf të përsëritur për liderët e LDK-së dhe ekzekutivin e Prishtinës. Sa herë që ndodh një dështim i madh për komunën nën udhëheqjen e Përparim Ramës, ai shfaqet në këtë rrugë, herë vetëm, herë me kryetarin e LDK-së. ose publikon video për projektet ‘madhështore’. Kjo ndodhi edhe tani, sapo u publikua një raport katastrofal nga Auditori për Komunën e Prishtinës, shkruan Demokracia.com.
Ndërtimi i “Rrugës A” është një nga projektet më të mëdha dhe “krenaria” e Komunës së Prishtinës. Pothuajse çdo javë, ndonjë zyrtar komunal publikon fotografi ose video nga punimet, duke pretenduar se ato po zhvillohen me cilësi të lartë dhe dinamikë të kënaqshme. Por rruga e ‘lavdisë’ po përballet me punë shtesë që nga fillimi.
Komuna e Prishtinës sot ka publikuar ‘njoftimin për nënshkrimin e kontratës’ për punë shtesë për këtë rrugë. Kontrata me negocim është nënshkruar me të njëjtat kompani punëkryese: Sallahu SH.P.K. dhe Altis Construction Ltd, në një vlerë prej 659,000.00 euro.

Kjo është kontrata e katërt që komuna nënshkruan për këtë projekt, ose e treta për punët shtesë.
Dy ditë më parë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vizituan punimet në këtë rrugë. Po atë ditë, në platformën e-prokurimi është publikuar ‘njoftimi për dhënie të kontratës’.
