“Po jo po, tash a bën të flas” – Kurti gazetares që e pyeti për pranimin e të dëbuarve nga ShBA

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, i është drejtuar me arrogancë gazetares që kishte pyetje rreth marrëveshjes për pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të dëbuar nga territori i ShBA-së.

“Shikoni, vetëm një moment, po jo po vetëm një moment…po tash a bën të flas, cila ishte pyetja?” – i thotë Kurti gazetares dhe vazhdon:

“Duhet ta kuptoni që unë jam kryeministër, ministrja e jashtme. janë ekipet e juristëve tanë që bashkëpunojnë me palën amerikane për detajet. Këtë përgjigje do ta gjeni në aspektin teknik të saj në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nuk është as koha, as vendi as zyrtari për këtë pyetje…”, thotë ai.