Indiana rikthehet fuqishëm, mposht Oklahoman dhe kalon në avantazh në serinë finale të NBA-së

Indiana Pacers triumfuan ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 116-107 në ndeshjen e tretë të serisë finale të NBA, duke kaluar në epërsi 2-1. Ylli i ndeshjes ishte Bennedict Mathurin, i cili shënoi 27 pikë nga stoli, ndërsa Tyrese Haliburton shtoi 22 pikë, 11 asistime dhe 9 kërcime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Pascal Siakam me 21 pikë.

Banka rezervë e Pacers bëri diferencën, duke shënuar plot 49 pikë, krahasuar me vetëm 18 të rezervave të Thunder. Për ekipin nga Oklahomas, më i miri ishte Jalen Williams me 26 pikë të realizuara.

Ndeshja ishte e fortë ku pati 15 barazime gjatë lojës, por Pacers arriti të shkëputej në minutat e fundit. Ndeshja e katërt e serisë do të luhet të shtunën në mëngjes (sipas orës lokale) në Indiana.