Sjelljet e çuditshme – Justin Bieber u kundërpërgjigjet fansave që janë të shqetësuar për të

Sjellja e çuditshme e Justin Bieberit në muajt e fundit i ka shqetësuar fansat, të cilët po shkruajnë për shëndetin e tij mendor.

Këngëtari 31-vjeçar shkroi në Instagram të martën, më 10 qershor, pasi një fans ndau një mesazh që kishte me gjyshin e tij për të.

“Jam i shqetësuar për Justin Bieberin”, shkroi gjyshi i personit.Megjithatë, Bieber iu kundërpërgjigj me një përgjigje të ashpër.

“Kujdeu për veten, gjysh”, shkroi këngëtari.

Përgjigja surprizuese e Bieber vjen ndërsa fansat janë gjithnjë e më të shqetësuar për shëndetin e tij mendor pas një serie postimesh të çuditshme që ai ndau në rrjetet sociale.

Fansat i janë lutur atij që të “kërkojë ndihmë” për shkak të shqetësimeve të tyre të vazhdueshme.