“Thaçi dhe të tjerët”, “Specialja po i shkel konventat evropiane”

Në emër të lirisë thirren, por ata për të cilët po ngrisin zërin, nuk janë të tillë.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tash e më shumë se katër vjet po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.

E kjo e fundit, po vlerësohet të jetë larg standardeve europiane.

Kjo gjykatë, edhe për një njohës të fushës juridike nuk po vepron siç duhet.

Veç kësaj as dëshmitë që i ka prokuroria nuk po mund të bijnë në dorën e palës mbrojtëse.

Jo si ndërhyrje në drejtësi, por si ngritje e shqetësimit këta nuk përjashtojnë protestat.