Partia Demokratike e Kosovës në Drenas e ka propozuar sërish Ramiz Lladrovcin si kandidat për kryetar komune.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook, duke thënë që pret nga kreu i PDK-së miratimin e këtij propozimi të Degës.
“Falënderoj Kryesinë e Degës së PDK-së në Drenas, për miratimin e propozimit për kandidaturën time për kryetar të komunës për zgjedhjet e 12 Tetorit. Votat për kandidaturën time ishin 42 për, një kundër dhe një abstenim. Pres nga Kryetari i PDK-së, miratimin e këtij propozimi të Degës e cila nuk njeh humbje nga çlirimi e këndej”, shkroi ai.
